Seria A, ja si përmbyset renditja pa sistemin VAR

22:57 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Java e shtatëmbëdhjetë e kampionatit italian do të futet në histori si ajo më e ndikuara nga vendimet e VAR, instrumenti që po ndryshon futbollin dhe që synon të ndihmojë arbitrat italianë që të bëjnë sa më pak gabime.

Ndihma teknologjike ka qenë vendimtare që nga ndeshja e parë e javës së 17-të, e luajtur në “Meazza” mes Inter dhe Udinese. Arbitri Mariani ka dhënë një penallti për Udinese-n pasi ka parë pamjet në monitorin buzë fushës.

Ndërsa në “Olimpico”, gjyqtari Damato ka dhënë një penallti për Roma-n pas një faulli të Cragno ndaj Dzeko dhe më pas ka konfirmuar golin vendimtar të Fazio vetëm pasi ka riparo imazhet.

Për sa i takon ndeshjeve që u luajtën të dielën, episodi kryesor ka qenë kartoni i kuq i marrë nga milanisti Suso, që i është dhënë nga arbitri Orsato pasi ai ka parë përsëritjen e imazheve.

Sistemi VAR ka kushtëzuar edhe ndeshjen e fundit të javës së 17-të, atë të luajtur në Bergamo mes Atalanta-s dhe Lazio-s.

Goli i Caldara është konsideruar i vlefshëm fillimisht, por më pas është parë se lojtari ka qenë në pozicion jashtë loje.

Ja si do të ishte renditja e Serisë A pa ndërhyrjen e VAR:

Renditja reale: Napoli pikë 42, Juventus 41, Inter 40, Roma* 38, Lazio* 33, Sampdoria* 27, Atalanta 24, Milan 24, Torino 23, Fiorentina 23, Bologna 21, Chievo 21, Udinese* 21, Cagliari 17, Sassuolo 17, Crotone 15, Genoa 14, Spal 14, Verona 13, Benevento 1, përcjellë Telesport.

* Një ndeshje më pak

Renditja pa VAR: Juventus pikë 43, Inter 40, Napoli 40, Roma 40*, Lazio* 34, Atalanta 29, Sampdoria 27*, Torino 25, Milan 25, Bologna 20, Chievo 20, Udinese* 20, Fiorentina 20, Cagliari 17, Sassuolo 17, Genoa 14, Crotone 13, Spal 12, Verona 12, Benevento 2.

*Një ndeshje më pak

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme