Nitaj: Dikush në KQZ po ja bën burgut me sy

22:32 | 18 Dhjetor 2017
M. A.

Simpatizantë të AAK’së dhe vetë Gani Dreshaj, kandidat për kryetar të Komunës së Istogut festuan dje fitoren në këtë komunë. Kjo pasi rezultatet preliminare të KQZ’së e shpallën fitues Dreshajn. Por sot, po KQZ ndryshoi gjithçka, kur shpalli fitues Haki Rugovën e LDK’së.

Gjithë kjo situatë nuk është prit mirë në AAK dhe zyrtarë të kësaj partie kanë kritika për PZAP dhe KQZ’në.

Përmes një reagimi në Facebook, zëdhënësi i AAK’së Muharrem Nitaj ka thënë se ‘dikush po ja bën burgut me sy’, duke lënë të nënkuptohet se këto gabime, nuk duhet të lihen në kalojnë në heshtje.

“Ky far PZAP-i thotë se nuk ka marrë ankesa, ndërkohë që i janë dorëzuar hiç më pak se 14 të tilla. KQZ-ja, e bën hallakamë rezultatin zgjedhor, thua se kanë qenë 2 milione fletevotime e jo 20 mijë e pak dhe herë e shpall fitues njërin e herë tjetrin! Një herë thotë se janë 500 e sa vota me kusht e mandej dalin 300 e pak!!! Dhe mendojnē se do t’ia hedhin paq! Dikush po ia bën “burgut me sy” duket!”, ka shkruar Nitaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme