Google ADS

Muzika gjatë operacioneve, redukton ankthin

21:29 | 18 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Pacienteve duhet t’u ofrohet mundësia për të dëgjuar muzikë gjatë operacioneve për të reduktuar dhimbjen dhe ankthin.

Bhaskar Somani, një kirurg urologic, tha kjo është  një ndërhyrje “praktike, e lirë dhe e padëmshme”, e cila gjithashtu rrit kënaqësine e pacienteve dhe gatishmërinë për t’u trajtuar në të ardhmen pa frikë, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

“Në epokën moderne, vëllimi i procedurave urologjike të ofruara në një bazë ambulatore është rritur dhe shumë prej tyre kërkojnë anestezi lokale”, tha ai.

Soman, i cili punon në Spitalin Universitar në Southampton NHS Foundation Trust, bëri komentet e tij pas një studimi nga studiuesit e tij.

Ata kanë rishikuar të dhënat e 1,900 pacientëve në 15 studime ndërkombëtare, të cilët morrën pjesë në emërimet ambulatore të urologjisë për një sërë procedurash dhe hetimesh.

Analiza e publikuar në “Journal of Urology”, zbuloi një reduktim të dhimbjes dhe ankthit midis pacienteve që dëgjonin muzikë gjatë operacioneve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme