AAK ka dorëzuar 14 ankesa në PZAP lidhur me zgjedhjet në Istog. Kështu ka bërë të ditur për “Indeksonline”, anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj.
Ky i fundit ka deklaruar se PZAP nuk e ka thënë të vërtetën kur ka deklaruar se AAK nuk ka dorëzuar asnjë ankesë në institucionin e tyre.
“Më herët përfaqësues të PZAP-it deklaruan se nuk ka asnjë ankesë sa i përket zgjedhjeve në Istog, gjë që nuk është e vërtetë. AAK ka paraqitur 14 ankesa në PZAP, të gjitha ankesat janë të bazuara mbi prova materiale dhe ne besojmë dhe shpresojmë se PZAP do të marrë vendim karshi provave të cilat AAK i ka gjetë dhe ofruar për ta, që tregojnë një realitet tjetër nga ai që është dalë sot pas numërimit të votave me postë, me kusht dhe ato të nevojave të veçanta”, ka thënë ai.
Vishaj është shprehur i habitur me faktin sesi PZAP ka deklaruar se nuk janë dorëzuar ankesa.
Megjithatë, ai ka shtuar se këto 14 ankesa të AAK-së janë të bazuara në prova dhe fakte që tregojnë shkeljet që LDK i ka bërë në zgjedhjet e djeshme.
“Po më çuditë fakti, ne i kemi edhe dëshmitë që i kemi dorëzu 14 ankesa, i kemi referencat e tyre mirëpo ata e dinë se ose nuk kanë komunikim mes vete dhe nuk e dinë, por unë e them me kompetencë të plotë se para orës 19:00 i kemi dorëzuar 14 ankesa për qendra të ndryshme në komunën e Istogut dhe të gjitha ankesat janë të bazuara me fakte dhe prova materiale që paraqesin qartë shkeljet që kanë ndodhur në zgjedhjet në Istog nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...