Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim, së bashku me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Pas këtij takimi, Haradinaj ka thënë se Kosova do të marrë atë që i takon, por që s’ka dhënë ndonjë detaj se për çfarë e kishte fjalën.
“Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova. Kosova do të marrë atë që i takon”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se në takimin e fundit mes Haradinajt dhe Mogherinit në Bruksel, kjo e fundit është raportuar ta ketë lëshuar takimin e zemëruar.
Mbase ky zemërim po vazhdon ende pasi që në fotografitë që Mogherini i ka postuar me liderët tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor shfaqet e qeshur, ndërsa në atë me Haradinajn më “serioze”.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”