Superylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, ka refuzuar ofertën nga një ekip kinez, i cili i ka ofruar 400 mijë funte pagë.
Reprezentuesi kilian është duke u kërkuar nga Hebei China Fortune, rreth një transferimi të mundshëm, por që 28 vjeçari e ka refuzuar, transmeton arbresh.info.
Sanchez dëshiron të largohet nga Arsenali dhe të transferohet në Manchester City, dhe besohet se ai i ka thënë klubit kinez se dëshiron të ri-bashkohet me Pep Guardiolën, sipas “The Sun”.
Nëse ai do të ishte transferuar në Kinë, Sanchezi do të kishte pagë në vit prej 21 milionë funta pas taksave, por ai dëshiron me çdo kusht të kalojë në Manchester.
28 vjeçarit këtë sezon i skadon kontrata dhe nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në Emirates Stadium.
Ai ishte shumë afër të transferohej në City, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës por Arsenali ishte tërhequr nga marrëveshja, pasi kishte dështuar të nënshkruajë me Thomas Lemar, nga Monaco. /abresh.info/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...