Google ADS

Regjistroni automjetet, largohet gjoba prej 20 eurosh

20:03 | 18 Dhjetor 2017
M. A.

Prej nesër qytetarët e Kosovës që nuk kanë regjistruar automjetet e tyre vite me radhë për shkak të gjobave mujore nga 20 euro, mund ta bëjnë këtë në të gjitha sportelet e Agjencisë për regjistrim civil pa paguar fare gjobë.

Ky vendim do të vlejë në një kohë të caktuar tremujore.

Po ashtu sipas drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës, Bekim Hoxha pensionistët për të marrë letërnjoftimin e ri nga nesër paguajnë vetëm 5 euro në vend të 10 eurove sa ishte deri me tash.

“Nuk ka dënime për të gjithë ato vetura që kanë kaluar afatin ligjor, të cilat nuk kanë mundur të regjistrohen me kohë. Të gjitha ato vetura që janë jashtë përdorimit, por përdorën në mënyrë ilegale, mund të regjistrohen “, ka thënë Hoxha për Rtv21.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme