Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke hedhur poshtë njohjen e fundit nga Presidenti i SHBA, Donald Trump për Jerusalemin, si kryeqyteti i Izraelit dhe planet e tij për të lëvizur ambasadën amerikane në këtë qytet.
Vetoja e SHBA të hënën pritej nga të gjithë, transmeton portali arbresh.info
“Ajo që është e mundimshme për disa njerëz është se Shtetet e Bashkuara kishin guximin dhe ndershmërinë për të njohur një realitet themelor”, tha Nikki Haley, ambasadorja e SHBA-së në OKB.
“Jerusalemi ka qenë atdheu politik, kulturor dhe shpirtëror i popullit hebre për mijëra vjet, nuk kanë pasur kryeqytet tjetër”, vazhdoi ajo.
LEXO EDHE: Këshilli i Sigurimit i bën thirrje Trumpit për tërheqje të vendimit të njohjes
“Shtetet e Bashkuara kanë sovranitetin e duhur për të përcaktuar se ku dhe nëse krijojmë një ambasadë”, tha Haley, duke e përshkruar votimin si një “fyerje” që “nuk do të harrohet”.
Së bashku me Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë dhe Kinën, SHBA është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me fuqinë për të bllokuar çdo rezolutë nga kalimi me përdorimin e vetos./Arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?