Google ADS

Gjiganti evropian befason me vendimin e fundit, shkarkon trajnerin

18:45 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Galatasaray ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Igor Tudor.

Legjenda kroate ishte emëruar në muajin shkurt të këtij viti, si trajner i Galatasaray.

Ish futbollisti i Juventusit, nuk ka arritur rezultatet të mira me skuadrën turke dhe si pasojë e kësaj, bordi ka vendosur që ta shkarkojë nga të gjitha detyrat e tij.

Vendimi i gjigantit turk erdhi pas humbjes se fundit ndaj Yeni Malatyaspor, me rezultat 2 me 1.

https://twitter.com/Galatasaray/status/942768621234909186

“Galatasaray SK njofton se klubi sot e ka liruar Igor Tudor prej detyrave të Menaxherit të Ekipit”, njoftoi klubi turk në faqen e tyre zyrtare.

“Ne falënderojmë Igor Tudorin për kohën e tij në Galatasaray dhe i urojmë atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme”.

Ndryshe, si futbollist, Tudor fitoi dy Scudetto me Juven dhe ishte pjesë e ekipit kombëtar të Kroacisë i cili përfundoi i treti në Kupën e Botës 1998 në Francë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme