Lionel Messi: Ne duam të fitojmë për të rritur avantazhin edhe pse ata nuk janë në vendin e dytë

17:58 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

 

Edhe pak ditë na ndajnë nga derbi më i madh në futbollin spanjoll ‘El Clasico’, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Të dy gjigantët do të takohen më 23 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00.

Superylli botëror dhe anëtari i Barcelonës, Lionel Messi, e ka komentuar takimin kundër ‘los blancos’, duke shprehur dëshirën e tij për të fituar.

“Është e rëndësishme për ne të fitojmë, është një ndeshje e veçantë, ne duam të fitojmë për të rritur avantazhin edhe pse ata nuk janë në vendin e dytë”, ka deklaruar Messi.

“Do të ishte kënaqësi e madhe ta mbyllim këtë vit me fitore”, ka shtuar ylli argjentinas.

Barcelona prinë në renditjen tabelare të La Ligës me 42 pikë, ndërsa Real Madridi gjendet në vendin e katërt me 31 pikë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme