Google ADS

Pas fitores, Vjosa Osmani kërkon burgim për abuzuesit e votës

17:44 | 18 Dhjetor 2017
M. A.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar pas fitores së Haki Rugovës në Komunën e Istogut, teksa ka thënë se LDK-ja është fuqia e parë në vend.

Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar burgim për “abuzuesit e votës”, teksa nuk ka përmendur emrat e “abuzuesve”.

“LDK e para në Istog. LDK fuqia e parë politike në vend. Vullneti i qytetarëve u konfirmua përsëri. Abuzuesit e votës në burg”, ka thënë Osmani.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve u numëruan votat me kusht dhe votat përmes postës në komunën e Istogut.

Nga votat e rregullta, printe Haki Rugova i LDK-së me 75 vota, ndërsa me përfundimin e numërimit të votave, ai fitoi me epërsi prej 14 votash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme