Mustafa: Vullneti i qytetarëve përgjegjësi për LDK-në

17:11 | 18 Dhjetor 2017
M. A.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas fitores së kandidatit të partisë së tij, Haki Rugova në komunën e Istogut,

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Lidhja fitoi në Istog, ka marrë më së shumti vota për asambletë komunale, ka më së shumti Komuna që do t’i mirëqeverisë bashkë me qytetarët!
Vullneti i qytetarëve përgjegjësi për LDK-në.
Përulësisht FALEMINDERIT!

Haki Rugova ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Istogut i cili ka fituar me vetëm 14 vota më shumë karshi kundërkandidatit nga AAK, Gani Dreshajt.

Rugova ka marrë 10 mijë e 33 vota, kurse Dreshaj ka 10 mijë e 19 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme