Gani Dreshaj i AAK-së e ka quajtur të papranueshme rezultatin e KQZ-së që sot nxori fitues Haki Rugovën e LDK-së, për komunën e Istogut.
Ai ka thënë se mënyra e veprimit të KQZ-së është skandaloze.
Dreshaj është shprehur se dje ishte vet KQZ ajo që në faqen e saj zyrtare konfirmoi votat për fitoren e AAK-së, kurse sot nuk arrin të kërkojë as falje për “gabimin” që kanë bërë.
Dreshaj përmes një komenti të tij në Facebook ka bërë me dije se kërkon rinumërim të të gjitha kutive, ngase ai beson se është fitues./arbresh.info/
Lexoni komentin e tij të plotë:
Istogu dy herë ka votuar për fitoren tonë. Një herë lejuam që të na vidhet fitorja, më kjo nuk do të tolerohet.
Rezultatet që KQZ i nxori sot janë tërësisht të papranueshme dhe mënyra se si vepron KQZ është skandaloze.
Mbrëmë Istogu festoi shlirimin e dytë nga bandat e LDK-së pas rezultateve zyrtare tonat që ishin të konfirmuara edhe në faqen e KQZ-së.
Sot, presioni i LDK-së bëri që rezultatet të ndërrohen pa asnjë shpjegim, madje KQZ nuk pati asnjë kërkim falje për “gabimet” që thanë se i kanë bërë.
Kërkoj rinumrimin e të gjitha votave, të gjitha kutive ngase fitorja është e jona dhe e tillë do të mbetet.
G.D
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre