Ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James, i ka dërguar sot një tjetër mesazh presidentit të Amerikës, Donald Trump, me të cilin ka patur shpesh polemika.
Në pjesën e parë të takimit që Cavaliers luajtën dhe fituan sot në fushën e Washington (106-99), basketbollisti ikonë e NBA-së mbante të veshur një palë atlete të veçanta. Njëra ishte e bardhë dhe tjetra e zezë, ku në to shkruaj “Equality” (barazi).
“E dimë të gjithë se kush jemi ne dhe kush është në krye të gjithçkaje. Ne, amerikanëve, nuk na intereson ngjyra e lëkurës, raca apo se kush je ti. Duhet të kuptojmë se të gjithë ne kemi të drejta të barabarta, për të luftuar dhe folur për gjithçka. Dhe të mbash hapur këtë debat është e rëndësishme”, u shpreh LeBron James pas ndeshjes.
“Nuk do të lëmë një njeri të vetëm të na komandojë. Barazia është për të kuptuar të drejtat tona, për të kuptuar se luftojmë dhe se sa të fortë ne jemi, si meshkujt ashtu edhe gratë, të bardhë apo të zinj. Ky është një vend i bukur dhe nuk do të lejojmë që një person i vetëm të na tregojë se sa të fuqishëm dhe të bukur jemi”, u shpreh më tej ylli i Cleveland, që në ndeshjen ndaj Washington realizoi 20 pikë, 12 rebaund e 15 asist.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...