Kryeministri Edi Rama në një konferencë për median i quajti përplasjet dhe tensionet e sotme përpjekje e dëshpëruar e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi.
Shefi i qeverisë falenderoi Adriatik Llallën për punën e vështirë, duke theksuar se ai nuk u pengua kurrë dhe as u sulmua kurrë nga qeveria.
Rama i kujtoi opozitën se ishin ata që edhe në protestat e kaluara kanë tentuar të bllokojnë drejtësinë dhe zgjedhjet.
Ndërsa për LSI, Rama tha: Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, shishe, këpucë, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër dhe disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë edhe dashurinë edhe tepsinë.
Pjesë nga deklarata e Ramës
Edi Rama: “Dua ti kërkoj ndjesë sot gjithë shqiptarëve por edhe partnerëve për shfaqjen e shëmtuar për të bllokuar reformën në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqje e merr e gjithë Shqipëria e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim me BE dhe nuk i meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.
Bëra sa munda dhe nuk e di ca mund të bëja më shumë për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokrurorit të përkohshëm. As kërkesat e përsëritura të SHBA dhe BE për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut.
Zgjedhja e prokurores së përgjithshme të përkohshme vetëm me votat tona ishte legjitime, e konfirmuar edhe nga misionet e SHBA dhe BE që asistojnë procesin e vështirë të reformës në drejtësi. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh.
Ne dëshirojmë një zgjedhje me mirëkuptim me opozitën të cilën e ftuan në dialog deri në fund. Për ne nuk kishte rëndësi thjesht të respektohej kushtetuta, por ishte me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim me opozitën. Jemi në një moment të rëndësishëm dhe presim hapjen e negociatave me BE. Ashtu sikundër çdo shfaqeje uniteti në funksion të kushtetutës, ligjit dhe reformës në drejtësi është një pikë e fituar dhe çdo shfaqje si kjo e sotme është një pikë e humbur.
Opozita zgjidhi rrugën e dëshpëruar të baltës dhe tymit, ku nuk kurseu as përfaqësuesit e SHBA dhe BE duke akuzuar edhe vetë ambasadorin e SHBA
Prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me shumicën qeverisëse.
Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Solloaku, Ina Rama u zgjidhën të gjithë me miratimin e Sali Berishës dhe që të gjithë gjatë kohës së tyre në detyrë u masakruan publikisht. U shanë, fyen nga po Sali Berisha dhe partia e tij sepse u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar kushtetutën e ligjin.
Adriatik Llalla që dua ta falenderoj sot për punën dhe kontributin në një detyrë të vështirë ku në më shumë se një rast prokuroria ka vepruar me hetime nuk u pengua kurrë dhe as u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj. Sepse ne jemi ndryshe dhe kurrë nuk e përdorim fuqinë e pushtetit për të bërë presione ndaj organit të akuzës.
Për ne nuk ka dy standarde, nuk ka dy drejtësi, nuk ka vija sjellje ndaj drejtësisë dhe përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor që përcaktohen nga na intereson politikisht apo sna intereson politikisht një veprim apo vendim në sistemin e drejtësisë.
Pavarësisht faktit se ai pushtet është i korruptuar deri në palcë dhe kërkon reformën që kemi nisur dhe nuk do ta ndalë askush as me balte dhe as me tym dhe as me thirrje për protesta kundër reformës në drejtësi.
Ka dy vjet që bëhemi gazi i botës si i vemti rast unikal në historinë e proceseve të integrimit ku opozita dhe jo shumica qeverisëse i kundërvihet reformës në drejtësi.
Në korrikun e vitit të shkuar u synua rrëzimi i qeverisë, për të bllokuar kalimin e paketës së parë të reformës në drejtësi që u kthye në betejë të pashembullet mes reformistëve dhe të tremburve nga drejtësia e re. Ishin po këta që sot lanë nam me një sjellje histerike, veçse nuk ishin haptazi bashkë. Disa ishin përballë në llogoren e frikës së tyre disa ishin pas shpinës sonë në llogoren e kolaicionit, ku i interesonte tepsia dhe Shqipëria.
Për tre muaj me radhë në gjysmën e parë të këtij viti u mor peng Bulevardi për të marrë peng reformën në drejtësi, duke kërcënuar shkatërrimin e zgjedhjeve.
Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, shishe, këpucë, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër dhe disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë edhe dashurinë edhe tepsinë.
Protestuesve të sotëm dua ti bëj një pyetje të thjeshtë: Po mirë qytetarë që nuk e doni këtë qeveri a mund të ketë ndër ju budallenj që të mendojnë se SHBA dhe BE të pranojnë që drejtësia të kapet përmes një puçi kushtetues.
A mund të ketë ndër ju budallenj që të besojë që ndërkohë që Shqipëria pret të çelë negociatat, SHBA dhe BE lejojnë marrjen e proceseve gjyqësore nga kryeministri?! Unë nuk besoj se ka të tillë budallenj qofshin mbështetës apo kundërshtarë të kësaj qeverie.
Koha do të tregojë edhe shumë më tepër sesa dimë për të tremburit, të kapurit, të zhyturit dhe të mbyturit në batakun e politikës apo drejtësisë së vjetër që është në gramat e fundit.
Ne sot bëmë detyrën që kjo kohë mos vonojë me tëpër deri kur ne, kjo forcë që sot qeveris Shqipërinë, PS mori përsipër të udhëheqë reformën në drejtësi.
Sot nuk e bëmë dot bashkë me opozitën zgjedhjen legjitime, edhe pse u përpoqëm deri në fund. Por kush i merr lutjet e mia për dialog ndaj kreut të PD për dobësi, janë përgjegjshmëri shtetformuese. Vullneti për ta përfshirë opozitën në çdo proces.
Ky vend nuk mund të jetë më përshesh në çdo shesh ku marrin fjalën ata që politikën e duan mjet për të ruajtur privilegjet e tyre dhe jo për të luftuar për njerëzit.
Opozitën nuk e zgjedhim dot, opozita është ajo që kemi dhe ne do vazhdojmë të kërkojmë dialog.
Shtet, punë mirëqenie do të thotë së pari zbatim në çdo hap i reformës rrënjësore në drejtësi, me opozitën apo pa opozitën për Shqipërinë dhe shqiptarët./OraNews/
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1190209967770790/
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...