Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sue Barrett kanë nënshkruar sot marrëveshjen për hua për ndërtimin e Autostradës Kijevë – Zahaq në vlerën prej 71 milionë euro.
Drejtoresha e BERZH-it, Sue Barrett tha se institucioni që drejton ajo ka kënaqësinë që ndihmon zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi shumë të lumtur që mbështesim zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor, në funksion të zhvillimit ekonomik. Kjo hua jepet për vazhdimin e rrugës nga Kijeva që është pjesë e rrugës 6B dhe ndërtimi i këtij rrjeti rrugor është me rëndësi për lidhjen e Kosovës me Malin e Zi”, ka thënë Barrett.
Ajo ka bërë të ditur se financimi do të përfshijë edhe masat paraprake për rritjen e sigurisë në rrugë.
Sipas saj, deri tani, huadhëniet për ndërtimin e rrugëve kanë arritur vlerën e 120 milionë eurove./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1631971733534579/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...