Periudha e merkatos po afron dhe të shumta po bëhen zërat për një largim të mundshëm të Bajram Jashanicës.
Për të nuk kanë munguar ofertat nga Rusia që janë më të shumta në numër dhe duket se atje mund të jetë me shumë mundësi sistemimi i kosovarit, por ajo që mbetet për t’u parë, do të jetë vlera e shitjes së lojtarit, shkruan Panorama.
Oferta maksimale që ka mbërritur deri tani është 400 mijë dollarë, por kërkesat financiare që Skënderbeu ka për futbollistin në fjalë janë më të larta.
Duket se klubi bardhekuq është gati që të refuzojë çdo ofertë që nuk i kalon 500 mijë euro, si dhe kontratën me kusht për klubet e interesuara.
Tashmë, pas disa transferimesh të suksesshme, duket se Skënderbeu ka fituar edhe eksperiencën e duhur për të zgjedhur një klauzolë të mirë për lojtarët e larguar duke ruajtur një pjesë të kartonit. /Panorama Sport
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban