Google ADS

Arta Marku zgjidhet kryeprokurore e përkohshme

11:46 | 18 Dhjetor 2017
L G

Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim Arta Markun kryeprokurore të përkohshme. 

Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të mazhorancës, që hodhën në seancë edhe tymuese.

Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.

Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, e cila pritet të rifillojë me kryeprokuroren e re që duhet të kryejë betimin.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme