Lulzim Idrizi e ka pranuar fajësinë për dy veprat penale me të cilat ngarkohet lidhur me vrasjen e dyfishtë, që kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë.
Në shqyrtimin fillestar të së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Idrizi ka deklaruar se e ndien veten fajtor për vrasjen e Erion Agajt dhe Arianit Gashit si dhe e pranon fajësinë edhe për armëmbajtje pa leje.Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Bukurie Gjonbalaj, i pandehuri Idrizi, ka deklaruar se u kërkon ndjesë familjarëve për veprën e kryer.
“Ma mirë të isha kanë unë i vdekur se ata. E pranoi fajësinë për dy veprat penale”, ka deklaruar i akuzuari Idrizi.Me pranimin e fajësisë është pajtuar edhe prokurorja Gjonbalaj, derisa mbrojtësja e të akuzuarit Idrizi, avokatja Aurora Mullhaxha, ka kërkuar nga gjykata që të aprovohet pranimi i fajësisë, pasi sipas saj, një veprim i tillë është bërë me vullnet të plotë nga klienti i saj.
Mirëpo, pranimi i fajësisë, është refuzuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Shadije Gërhuri, pasi sipas saj, ky veprim nuk është në përputhje me nenin 248 paragrafi 1, pika 1.3 i KPRK-së.
Ndërkaq, me përmbajtën e aktakuzës, nuk janë pajtuar familjarët e dy të ndjerëve, të cilët kanë kundërshtuar pjesën e aktit akuzues, ku thuhet se i pandehuri kishte shkuar për të biseduar rreth një borxhi.
Familjarët e dy të ndjerëve kanë thënë se kjo vrasje ka qenë e planifikuar nga Lulzim Idrizi, prandaj ata kanë kërkuar që i akuzuari të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi sipas tyre, një dënim i tillë është i merituar.
Pas kësaj, avokatja Mullhaxga ka hequr dorë nga paraqitja e kundërshtimit për provat dhe ka kërkuar caktimin e seancës gjyqësore, e cila është caktuar për 5 janar 2018, nga ora 9:00.Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Lulzim Idrizit, pasi më 29 gusht 2016, rreth orës 11:40, në Prishtinë në rrugën “Hamëz Jashari”, ai akuzohet se ka privuar nga jeta Eron Agajn dhe Arianit Gashin.
Sipas aktakuzës, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi me tani të ndjerët Eron Agaj, i cili kishte shkuar me qëllim që të bisedoi rreth borxhit, me motoçikletën e të ndjerit, Arianit Gashi, që ky i fundit e ka drejtuar, në atë moment i pandehuri me dashje që t’i provojë nga jeta, ka shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri, i ka goditur disa herë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkaku i të cilave, Erion Agaj kishte vdekur në vendin e ngjarjes, kurse Arianit Gashi kishte vdekur në QKUK.
Me këtë, Liridon Idrizi, akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.11 të KPRP-së .
Gjithashtu, ai akuzohet edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, paragrafi 1 i KPRK-së./BetimipërDrejtësi/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...