Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Arsim Janova ka thënë sot se ZRrE e ka përgjegjësi që të siguroj furnizimin me energji elektrike dhe të ruajnë ndërmarrjet që të kenë qëndrueshmëri për furnizim me energji elektrike.
Janova kërkoi sot në Kuvend që të përfshihen të gjitha institucionet në këtë problematikë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e shpejtë, shkruan arbresh.info.
“Në një mënyrë ne jemi përgjegjës për sigurinë e furnizimit me energji dhe të ruajmë ndërmarrjet që të kenë qëndrueshmëri për të mos rrezikuar furnizimin me energji”, ka thënë Janova, në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën po diskutohet lidhur me raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës me të ftuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Avokati i Popullit.
Sipas tij, rekomandimet e Avokatit të Popullit për këtë çështje nuk kanë mundur të merren parasysh për shkak të Bordit të ZRrE-së i cili nuk është ende i kompletuar./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1631818883549864/
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...