Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur gjatë ditës së djeshme mbledhjen e XXXI të Këshillit të Përgjithshëm, me ç’rast ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të partisë. Kryesuesit e kësaj mbledhjeje, ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë, kanë bërë të ditur se para përfundimit të muajit shkurt LVV-ja do ta ketë drejtuesin e ri, shkruan Zëri.
Në këtë mbledhje nuk mori pjesë lideri i këtij subjekti, Visar Ymeri e as disa anëtarë të tjerë, si Ali Lajçi, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj, si dhe dy deputetët që tashmë janë në paraburgim, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.
Ndërkaq ish-lideri i kësaj partie, Albin Kurti, u paraqit në mbledhje me anë të një letre të dërguar nga burgu për delegatët e Këshillit. Përmes saj ai foli edhe rreth përplasjeve të fundit që kanë ndodhur në lëvizjen “Vetëvendosje” ditëve të fundit. Kurti me këtë rast tha se e ka falur deputeten Aida Dërguti për fjalorin e përdorur ndaj tij, porse është zhgënjyer thellë me qasjen që është përdorur karshi tij. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Përgjithshëm ka votuar edhe koalicionet e arritura nëpër komuna pas zgjedhjeve lokale.
Pas gati gjashtë orësh diskutim, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të lëvizjes “Vetëvendosje”. Me këtë rast kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni, duke njoftuar për shpalljen e zgjedhjeve, ka vlerësuar se mbledhja ka shkuar krejtësisht në rregull.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I