E dashura punonte si striptiste, 21-vjeçari i vë zjarrin klubit

01:49 | 18 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një djalë xheloz i ka vendosur flakën një klubi striptizmi pasi nuk mund të pranonte faktin se e dashura e tij kërcente aty.

Creio Bishop u arrestua të mërkurën për shkak se djegu klubin Gentlemen’s JB në Huntington, Virxhinia.

21-vjeçari u arratis pasi i vendosi flakën klubit në orën 3:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Policia e gjeti afër parkingut të makinave në Walmart dhe kur e pyetën për arsyen e vendimit, ai tha se ishte i lodhur nga fakti që e dashura e tij punonte aty, kështu që i vuri zjarrin.

Jim Reed, pronari i klubit të striptizmit, tha se askush nuk u lëndua nga zjarri, por kishte rreth 1.000 dollarë në dëme, raporton Metro.

E dashura e Bishop, e identifikuar si McKayla Biedenbach në mediat sociale, humbi punën e saj.  Reed  tha se ka frikë se mos i dashuri i saj do të kthehej përsëri.

“Nuk doja ta bëja këtë gjë, por isha i detyruar për të mbrojtur biznesin time. Ai mund ta bëjë përsëri këtë dhe herën tjetër mund të shkojë më keq.”/Koha Jone/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme