Google ADS

Burri i martuar udhëtoi qindra milje për të takuar një grua, por në vend të dashurisë merr dajak

01:26 | 18 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ky burrë i martuar udhëtoi 700 milje për të takuar një grua, me të cilën u njoh në internet.

Në vend që të gjente gruan, ai u përball me bashkëshortin e saj që ishte i shoqëruar nga miqtë.

Liu u godit publikisht me rripa në Kinë dhe momenti shokues u filmua nga kalimtarët.

Sipas Metro, ai kishte udhëtuar nga Kina qendrore për në provincën jug-perëndimore të Yunnan për të takuar zonjën Duan.

Pamjet tregojnë se si Liu ishte i lidhur në një pemë dhe goditej nga 4 burra. Turpërimi publik u pa nga të gjithë kalimtarët, të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar por filmuan ngjarjen.

Dyshohet se bashkëshorti i Duan dyshonte për rastin pasi kishte kontrolluar rrjetin e saj social./oranews/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=46EgH8Oqzww

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme