Kylian Mbappe, i sapo shpallur lojtari më i mirë i ri i 2017-ës në Francë, beson se skuadra e tij mund ta mposhtë Real Madrid-in në përballjen e dyfishtë që do të zhvillohet shkurtin e ardhshëm në Champions League.
Në një intervistë të dhënë për një televizion francez, sulmuesi i PSG ka thënë: “Natyrisht, PSg mund të fitojë ndaj Real Madrid, nëse ne nuk e besojmë këtë, atëherë kush mund ta besojë?”, ka thënë ai për “Telefoot”.
“Do të punojmë deri në shkurt për të qenë gati kur të vijë koha”.
Mbappe ka thënë edhe se nuk është mërzitur kur shorti e ka vënë PSG-në e tij përballë madrilenëve.
“Reagimi im ka qenë i natyrshëm”, tha francezi.
“Nëse do të fitosh Champions-in, duhet të përballesh me më të mirët dhe Real është një prej më të mirëve. Do të jetë një ndeshje e madhe, na takon ne të tregojmë vlerën tonë”. /Telesport/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
“Partizani”, Berisha në gjyq/ GJKKO vendos nëse dosja ndaj i...
Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot takimi i radhës në Bruksel,...
Osmani i prinë sot manifestimit tradicional “Ecja Simbolike”...
Hapet sot ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendo...