Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasanin janë votuar si më të mirët e gjysmësezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Sondazhi i realizuar nga gazeta e vetme e sportit në vend ka përfshirë votimin e trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave elitare, ndërsa bindshëm të parët kanë rezultuar Osmani si trajner më i mirë dhe Hasani si futbollist, shkruan Zëri.
“Gjithmonë është kënaqësi kur vlerësohesh direkt nga ata që i ke konkurrentë në profesion. Është mirënjohje edhe për mua edhe për Hasanin, një satisfaksion për punën e bërë. Gjithsesi ne duhet të vazhdojmë me këtë rritëm, pasi asgjë nuk do të ketë rëndësi nëse në fund nuk fitojmë titullin e kampionit“, shprehet Qatip Osmani. /Zëri/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...