Barcelona ka mposhtur me shume lehtësi Deportivo La Coruna, me rezultat të pastër 4 me 0.
Skuadr e Ernesto Valverde, është duke vazhduar me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga.
Barça kaloi në epërsi në minutën e 29, pas një asistimi të Messi për sulmuesin e rrezikshëm, Luis Suarez, i cili shënoi në portën e zbrasur për rezultatin 1 me 0.
Gjiganti katalan për asnjë moment nuk u rrezikua nga Deportivo dhe kështu shënoi edhe njëherë në pjesë të parë.
Goli i dytë u shënua në minutën e 41, nëpërmjet mesfushorit brazilian, Paulinho.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona shënoi edhe golin e tretë dhe ishte përsëri sulmuesi uruguain, Luis Suarez, ky gol ishte i dytë i tij personal në këtë takim.
Në minutën e 70 vendasit e fituan një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e katërt nga pika e bardhë, por superylli Lionel Messi, nuk arriti ta konvertoi në gol.
Pas pesë minutash, katalunasit e shënuan edhe golin e katërt, përsëri me anë të brazilianit, Paulihno, i cili shënoi për 4 me 0.
Barcelona me këtë fitore vazhdon të jetë liderë në La Liga, me 42 pikë pas 16 xhirosh, ndërsa Deportivo në vendin e 17 me 15 pikë. /arbresh.info/
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...
Ambasadori rus kërkesë OKB-së ta obligojnë Kosovën për theme...