Atalanta dhe Lazio kanë barazuar në një ndeshje të jashtëzakonshme në xhiron e 17-të të Series A, transmeton arbresh.info.
Ndeshja në fjalë u mbyll me shifrat 3:3.
Atalanta e ka realizuar golin e parë në minutën e 17-të me Caldaran kurse të dytin e ka shënuar me Ilicic në minutën e 22-të.
Lazio e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 me golin Milinkovic-Savic (27’).
Lazio bënë çmendurinë duke e barazuar rezultatin në 2:2 me Milinkovic-Savic në minutën e 35-të.
Atalanta e ka rikthyer rezultatin në 3:2 me golin e realizuar nga Ilicic në minutën e 50-të nga penalltia.
Lazio e ka barazuar edhe një herë rezultatin në minutën e 80-të me Luis Alberton.
Për Atalantan nga minuta e parë luajtën portieri nga Kosova i Shqipërisë, Etrit Berisha derisa për Lazion titullarë u aktivizua portieri tjetër i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. /arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...