Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Parashikohet se ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore, shkruan telegrafi
Nga e mërkura e tutje, Kosova do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil, me intervale të gjata me diell, por të ftohtë. Kjo si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.
Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /telegrafi/
Shënohet 25-vjetori i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermani...
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...