Psikologia rrëfen se pse gratë duhet t’i gënjejnë burrat për llogarinë bankare

21:03 | 17 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Gjithkush do të ndihej fajtor nëse një gënjeshtër e thotë në mënyrë të përsëritur, por a vlen të gënjesh edhe kur bëhet fjalë për partnerin?

Sipas psikologëz londineze, Helene Fermont, edhe në marrëdhëniet më të shëndetshme, janë disa gjëra që gratë duhet t’i mbajnë për vete.

Në librin e saj të fundit, ajo ka shtjelluar me kujdes se pse gratë duhet të mbajnë sekret banalcën e llogarisë bankare dhe të mos e zbulojnë atë te partneri i saj, shkruan “Femail”, transmeton portali arbresh.info

“Duke mos qenë financiarisht të pavarura, ju mund të gjendeni përballë situatave bllokuese që nuk janë aspak të drejta për ju”, tha ajo.

Sipas saj, të gënjesh për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë kur është e nevojshme është e pranueshme.

“Nuk është nevoja që të zbulohet shumë e saktë në llogari. Edhe në marrëdhëniet më të shëndetshme dhe kuptimplota, është e rëndësishme që të dihet se kur dhe pse duhet gënjyer. Nëse ndodheni në një situatë që mund ta përballoni vetën, atëherë do të ndjeheni krenare për pavarësinë tuaj”, shtoi ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme