Google ADS

Manchester United vazhdon me fitore, mposht WBA si mysafirë

17:16 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Manchester United ka arritur të fitojë si mysafirë i WBA-së, me rezultat 1 me 2 në kuadër të xhiros së 18-të të Premierligës.

Skuadra e Jose Mourinhos, filloi furishëm takimin duke bërë presion ndaj portës së portierit anglez, Ben Foster.

Djajtë e kuq arritën të shënuan golin e epërsis në minutën e 27, nëpërmjet sulmuesit belg, Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë pas një harkimi të Marcus Rashford.

Vetëm pas tetë minutave, United dyfishoi epërsinë duke shënuar nëpërmjet mesfushorit anglez, Jesse Lingard.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, trajneri i skaudrës vendas, Alan Pardew, inkuadroi në lojë mesfushorin anglez me përvojë, Gareth Barry, në vend të Cluad Yakob.

Mesfushori anglez ringjalli lojën e WBA-së, duke balancuar posedimin e topit dhe krijimin e rasteve për shënim.

Pikërishtë Barry, arriti ta ngushtojë epërsinë e djajve të kuq, duke shënuar gol në minutën e 77-të.

Megjithatë, United arriti ta raujë rezultatin dhe të fitonte tre pikët e radhës në Premierligë.

Me këtë fitore Manchester United, vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë me 41 pikë, ndërsa WBA tashmë renditet në pozitën e parafundit me 14 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme