Buxheti i ndarë për sektorin e arsimit në Kosovë për vitin 2018, konsiderohet të jetë i pamjaftueshëm për të arritur reforma të cilat do të ndikonin në rritjen e cilësisë në arsim.
Edhe pse arsimi në Kosovë është shpallur interes nacional, zyrtarë të Ministrisë, thonë se buxheti për këtë sektor duhet të jetë më i madh se sa është planifikuar. Buxheti për vitin 2018, është planifikuar të jetë rreth 54 milionë euro.
Ministria e Arsimit e pranon se buxheti i planifikuar për sektorin e arsimit në Kosovë është i pamjaftueshëm. Drejtori i Departamentit të Financave në Ministrinë e Arsimit, Murtez Zekolli, tha për Radio Kosovën, se për sektorin e arsimit është planifikuar të ndahen rreth 54 milionë euro, që i bie të ketë një rritje krahasuar me vitin e kaluar prej 16 për qind.
Ai tha se ky buxhet i mbulon vetëm politikat bazë të arsimit në Kosovë, por jo të gjitha planet që kanë të bëjnë me reformat për një arsim më cilësor.
“Ky buxhet nuk i mbulon të gjitha nevojat. Meqenëse ne marrim edhe donacione nga donatorët, kemi mbështetje, por e ardhmja është e pasigurt, sepse askush nuk mund ta dijë së sa donatorë mund të shprehin interesin dhe gatishmërinë për të mbështetur buxhetimin e arsimit në Kosovë” ka thënë Zekolli.
Zekolli tha se projektet me prioritet të Ministrisë së Arsimit, si vlerësimet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, vështirë së mund të mbulohen me buxhetin e ndarë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se një ndër prioritetet kryesore është edhe themelimi i Agjencisë për vlerësim dhe kurrikula, që kap vlerën rreth 2 milionë euro.
“Prioritet i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, është themelimi i Qendrës dhe na ka dalë se duhen rreth 800 mijë euro, mjete këto që nuk i kemi. ,bit ë gjitha prioritet i MASHT është themelimi i Agjencisë për vlerësim dhe kurrikula, që kap shumën rreth 2 milion euro për funksionalizim” ka thënë Murtez
.Edhe njohës të çështjeve të arsimit, thonë se ky buxhet nuk mjafton për të gjitha reformat në kuadër të cilësisë së arsimit.
Rinor Qehaja, tha se ky buxhet nuk korrespondon me domosdoshmërinë për investime që duhet të bëhen në arsim.“Është në shpërpushje të madhe me gjithë ato strategji dhe me gjithë atë retorikë për investime në arsim që bëhet nga vet MASHT.
Kam përshtypjen që jemi në një situatë ku përmes këtij buxheti do të tentohet pjesa më e madhe e tij e destinuar për paga e shpenzime operative se sa një investim kapital që do të sillte ndryshime në sistem” tha Qehaja.
Qehaja tha se ky buxhet do të duhej të ishte i dyfishuar për të filluar ndryshimet në sistemin arsimor. Ndërkaq, edhe Drejtori i Departamentit të Financave në Ministrinë e Arsimit, Murtez Zekolli, tha se për të pasur zhvillim në sektorin e arsimit, do të duhej që buxheti të ishte rreth 100 milionë euro./RTKlive/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!