Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pas dy ditësh në Moskë do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se shpreson se do të ketë lajme të mira për Serbinë pas këtij takimi.
Vuçiq, i cili nesër niset për në Rusi, parashihet se do ta vizitojë një kapacitet shkencor-teknologjik, e pastaj e dorëzon mirënjohjen të cilën ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, pas vjdekjes ia ka ndarë ambasadorit të dikurshëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, raporton agjencia Beta.
“Më 19 dhjetor e kam një takim të madh dhe të rëndësishëm me Putinin dhe shpresoj se do të ketë lajme të mira për Serbinë”, u tha sot Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në një rajon të Serbisë./rel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?