Google ADS

Anita Haradinaj merr pjesë në mini-maratonën “Vrapo Babadimër”

14:53 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Tashmë është bërë traditë mbajtja e mini-maratonës humanitare “Bëhu Babadimër”.

Edhe këtë vit, kjo mini-maratonë mbahet me moton “Vrapo Babadimër”, ku paratë e mbledhura do t’iu ndahen familjeve në nevojë për t’i gëzuar në prag të festave të fundvitit, shkruan lajmi.net.

Që nga ora 13:00 ashtu siç ishte paralajmëruar, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë ka filluar vrapimi për nderë të aktivitetit që organizohet nga OJQ Projekti 5 Cent.

Këtë vit, pjesë e mini-maratonës është edhe bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj e cila bashkë me vullnetarët e tjerë ka vrapuar qendrës së Prishtinës.

Po ashtu, kësaj iniciative i është bashkuar edhe moderatorja e njohur shqiptare, Albana Osmani e cila njihet për organizime të tilla, siç ishte ai “Ti je një luledielli”. /Lajmi.net/

Të ngjashme