Google ADS

Haki Rugova fton qytetarët të votojnë

11:10 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Fitorja kanë votuar për të treten herë me radhë në Gjimnazin “Haxhi Zeka.

Rugova ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar duke shtuar se pret që procesi zgjedhor të jetë i rregullt e të zhvillohet normalisht, raporton Ekonomia Online.

“Pres votim të qetë, pak me keqardhje i ftojë qytetarët të dalin të votojnë ngase është hera e tretë. Pres që ky proces të përfundoj mirë, e jo të ndodh herëve të tjera”.

“…e di që jan lodhur qytetarët, por besoj që do të dalin në zgjedhje. Jemi të gatshëm të dalim edhe 4 e 5 herë në zgjedhje që procesi të përfundojë”.

Ai tha se do ta pranojë rezultatin nëse procesi shkon në rregull.

Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.

Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime, të drejtë vote kanë 49 mijë e 150 votues./Ekonomia Online/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme