Jo më kot, ajo u shpall “Aktorja më e mirë e vitit 2017” nga Golden Butterfly. Aktorja e njohur Asli Enver është renditur e para si emri më i kërkuar në Google në Turqi për këtë vit. Ka qenë historia e saj e dashurisë me këngëtarin Murat Boz e cila kaloi shumë pengesa, një nga arsyet që lidhet me këtë renditje.
Çifti i shumëpërfolur ndejti disa muaj të ndarë për tu rikthyer sërisht bashkë pas një periudhe kohe.
Jo vetëm kaq, edhe roli i saj si Syreja në serialin “Nusja nga Stambolli” ka bërë që aktorja të ngjallë interes për publikun e gjërë, shkruan Living.al.
Të tjerë emra që i përkasin listës së “Më të kërkuarve në Google” janë Vatan Sasmaz, aktori turk i cili u gjend i vrarë në një hotel në Turqi, artisti i njohur Aaron Kolchak i cili u nda nga jeta këtë vit, shkrimtari Metin Hara për shkak të lidhjes së tij me Adriana Limën etj.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...