Ekuipazhi i përbërë nga tre astronautë, me anijen kozmike të prodhimit rus, Soyuz MS-07, është nisur sot herët në mëngjes nga baza ajrore në Bajkonur të Kazakistanit.
Në këtë anije gjenden Scott Tingle, astrounat i agjencisë amerikane të gjithsësisë, NASA, Anton Shkaplerov, i agjencisë ruse, Roscosmos, dhe Norishige Nakai nga Agjencia e eksplorimit të hapësirës ajrore të Japonisë.
Parashihet që këta astronuatë pas dy ditësh do të arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, i cili gjendet në orbitë, në largësi prej 400 kilometrash mbi Tokë.
Astronuatët Tingle, Shkaplerov dhe Kanai, u bashkohen astronuatëve, Aleksandr Misurkin nga Rusia dhe kozmonautëve amerikanë, Mark Vande Hei dhe Joe Acaba, që në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjenden prej shtatorit të këtj viti.
Para tri ditësh, me një sondë kozmike Soyuz, nga ky stacion arritën në tokë tre astronautë./rel
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...