Prokurori i Shtetit po vëzhgon zgjedhjet në Istog

09:54 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, për përcjelljen e rivotimit për Kryetar të Komunës së Istogut.

Koordinatorja nacionale së bashku me kryeprokurorin dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore e Pejës, janë duke e përcjellë procesin e rivotimit për këtë komunë.

Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së
afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së
Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme