Google ADS

Vetëvendosje mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

07:23 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo mbledhje është thirrur pas mbledhjes së nënshkrimeve të aktivistëve të saj, pas daljes në publik të përçarjeve dhe ndasive të thella që janë në këtë parti.

E tëra ka filluar pas daljes në publik të një bisede mes deputetëve të LVV-së, ku Aida Dërguti e fyen ish-liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.

Dërguti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që kishte në LVV, kurse ka pasur shumë zëra që ajo të përjashtohet nga partia, ndërsa një pjesë e deputetëve dhe aktivistëve, i kanë dal në përkrahje Dërgutit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme