Zbulohet pse Mkhitaryan nuk po luan për skuadrën e Jose Mourinhos

23:44 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Manchester Unitedit, armeni Henrikh Mkhitaryan, është përplasur me menaxherin e tij, Jose Mourinho, pas shikimit të një video pas një ndeshje ku portugezi e kritikoi shumë lojtarin.

Mkhitaryan nuk po kalon ditët e tij më të mira në Old Trafford, pasi po ka mungesë të theksuar të minutave të lojës.

E gjithë kjo thuhet se vjen pas raporteve jo të mira të tij me trajneri Mourinho, i cili thuajse e ka përjashtuar duke mos e ftuar fare në ndeshje.

Sipas The Sun, dyshja Mkhitaryan-Mourinhu u përplasen gjatë një analize me video gjatë fitores kundër Brightonit muajin e kaluar.

Mourinho ishte i pakënaqur me angazhimin e armenit në mbrojtje dhe një gabim që ai bëri pasi hyri në fushë në fitoren 1-0.

Mkhitaryan u kërkuar nga Mourinho, por tani raportet nuk janë si më parë, përcjellë Telegrafi.

‘Special One’ ishte gjithashtu i pakënaqur për kontributin e tij kundër Chelseat në humbjen 1-0 më 5 nëntor.

Mkhitaryan, 28 vjeç, u kritikua nga Mourinho përpara gjithë skuadrës gjatë seancës me video pas ndeshjes.

Por, armeni që kushtoi 30 milionë funte ishte i zemëruar dhe mbrojti veten dhe argumentoi ende pas seancës.

Trajneri portugez në një intervistë të tij e thumboi keq Mkhitaryanin, për të cilin tha se duhet ta meritoj vendin për të luajtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme