Pep Guardiola thotë se kontrolli i jashtëzakonshëm që Kevin De Bruyne ka në top ia bënë atij më të lehtë menaxhimin e Manchester Cityt.
De Bruyne shkëlqeu në fitoren e thellë 4 me 1 të skuadrës së tij ndaj Tottenhamit në Etihad, ku City siguroi fitoren e 16-të radhazi në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi një skuadër që duhet përulur, ashtu siç mund të shihni performancën e sotme nga Kevin De Bruyne. Ju nuk mund ta imagjinoi se sa mirë ai luan me topin, por ju e shihni atë gjithashtu se si vrapon”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
“Ai na jep mundësinë neve në konferencë për t’iu shfaqur të tjerëve se si janë lojtarët më të mirë dhe kur kjo ndodhë, është më e lehtë për të menaxhuar klubin”
Manchester City tani ka 14 pikë më shumë se bartësi i pozitës së dytë në tabelën e Premierë Ligës./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...