Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së bashku mijëra njerëz kanë nderuar dëshmorët amerikanë në prag të festave të fundvitit.
Ajo ka thënë se shpreson që një ditë të tillë të organizohet edhe në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Çdo vit, dhjetrëra mijëra Amerikan, organizohen vullnetarisht, dhe në prag të festave të fundvitit vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve.
Sot, bashkë me Lendita Haxhitasim, Besianë Musmurati dhe Modesta Imeri nga Ambasada e Kosovës, u bashkuam në këtë aktivitet.
Pamë gra e burra, të rritur e fëmijë. Shumë prej tyre kishin udhëtuar me kilometra vetëm për të qenë sot aty. Aty ku pushojnë heronjtë.
Jo secili hero sot ka familjarë e të afërm që kanë mundur të udhëtojnë. Por në Arlington sot pati lule e nderim për secilin.
Për më pak se tri orë, secili gurë në Arlington ( mbi 400.000 ) u vesh me kurorë lulesh. Para secilit varr pati përkulje.
Shpresoj që një ditë të shoh dicka të tillë edhe në Kosovë“, ka shkruar Çitaku në facebook.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...