Borussia Dortmund 2:1 Hoffenheim, notat e lojtarëve

20:56 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Peter Stoger ka regjistruar fitoren e dytë si trajner në detyrë te Borussia Dortmundi.

“Milionerët” kanë siguruar tri pikë të plota në takimin si nikoqir në Signal Iduna Park duke mposhtur me rezultat të ngushtë 2 me 1 skuadrën e Hoffenheimit, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Christian Pulisic, i cili realizoi golin e fitores në këtë ndeshje, është lojtari me notën më të lartë. 19-vjeçari është vlerësuar me notën 8.9 pas golit të realizuar në minutën e 89′ të ndeshjes.

Mbrojtësi Schmelzer është vlerësuar me notë 7.4, ndërsa dyshja Burki dhe Weigl janë vlerësuar me notë 7.0. Lojtari me notën më të lartë te skuadra e Hoffenhemit është Uth (7.2), i cili shënoi golin e tyre të vetëm.

Portieri Baumann është lojtari me notën më të dobët të ndeshjes (5.8)./arbresh.info/

Borussia Dortmund 2:1 Hoffenheim, notat e lojtarëve

Të ngjashme