Manchester City ka ‘shkelur’ Tottenhamin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 në kuadër të xhiros së 18-të Premierligës.
Vendasit arritën ta kalonin në epërsi qysh në minutë në e 14-të, nëpërmjetë mesfushorit, Ilkay Gungodan, për rezultatin 1 me 0.
City kontrolloi tërësisht pjesën e parë, duke rrezikuar pesë herë portën e Hugo Lllorisit.
Pjesa e parë përfudoi me këtë rezultat.
Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Pochettinos, arriti të këndellet dhe të rrezikojë disa herë, nëpërmjet sulmuesit anglez, Harry Kane por portieri brazilian i Cityt, Ederson reagoi shumë mirë duke mos lejuar të mposhtet.
Goli i dytë u shënua në minutën e 70, pas një super goli të Kevin De Bruyne, për 2 me 0.
Pas vetëm gjashtë minutash, vendasit fituan një penallti me anë të Gabriel Jesus, i cili më pas nuk arriti ta konvertoj në gol.
Futbollistët e Guardiolës golin e tretë e arritën në minutën e 80, pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga De Bruyne, të cilin e përfundoi në gol, anglezi Raheem Sterling.
Ylli anglez shënoi edhe njëherë në minutën e 90, për rezultatin 4 me 0.
Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi, mesfushori danez, Cristian Eriksen, në minutën e 93.
Manchester City me këtë fitore vazhdon të prinë në vendin e parë me 52 pikë ndërsa Tottenahm në vendin e shtatë me 31 pikë. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...