Cristiano Ronaldo barazon rekordin nga legjenda Pele

20:13 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e vendosur nga Pele në Kupë të Botës për Klube.

Real Madridi siguroi për të dytën herë radhazi trofeun e kampionit në këtë turne pas fitores pasditen e sotme (e shtunë) ndaj skuadrës braziliane Gremio, shkruan portali arbresh.info.

Momenti kur Cristiano Ronaldo realizoi golin ndaj Gremios (53′)

Goli nga superylli Cristiano Ronaldo ishte vendimtar duke i siguruar trofeun e tretë në përgjithësi ‘Los Blancos’ në këtë trune.

Lexo edhe: Raporti i ndeshjes | Real Madrid 1:0 Gremio

Por, me golin e realizuar nga një distancë prej 30 metra, Ronaldo tani është golashënuesi më i mirë në Kupë të Botës për Klube dhe në Kupën Interkontinentale duke iu bashkuar Peles.

Fituesi i pesëfishtë tani ka shtatë gola, aq sa ka edhe legjenda e futbollit./arbresh.info/

Të ngjashme