Autoritetet në Libi kanë bërë të ditur se më shumë se 250 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë janë ndaluar gjatë përpjekjes për të arritur në Itali.
Numri i emigrantëve që kanë për qëllim të hyjnë në Europë ka rënë ndjeshëm, ndonëse Libia vazhdon të mbetet një ndër pikat kryesore të tranzitit, shkruan “Euronews”, transmeton portali arbresh.info
“Natën kemi lëvizur nga qyteti për në det në mënyrë që të shkonim në Itali me anije. Edhe pse kemi kaluar 16 orë, nuk kemi arritur të bëjmë asgjë”, tha një burrë.
Migrantët më vonë thuhet se u dërguan në një bazë detare në Tripoli.
Mirëqenia e atyre që përpiqen të largohen nga Libia për në Europë është bërë një shkak shqetësimi te autoritetet perëndimore.
Amnesty International ka akuzuar qeveritë europiane që në një far forme janë bashkëpunëtore në shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, pasi “ata po ndihmojnë autoritete libiane që të arrestojnë njerëzit që duan të kalojnë Mesdheun”./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...