Napoli është rikthyer sërish në krye të tabelës në Serie A.
Pas fitores si mysafirë ndaj Torinos, gjiganti italian ka rimarr sërish kreun e tabelës me tri pikë të plota pas tri golave në Stadio Olimpico, shkruan portali arbresh.info.
Brenda 30 minutave lojë, skuadra e Mauricio Sarrit arriti të shënonte tri herë. Goli i epërsisë u realizua me kokë nga mbrojtësi Kalidou Koulibaly, ndërsa Piotr Zielinksi u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë para se Marek Hamsik të shënonte për 0 me 3.
Në pjesën e dytë, pas një ore lojë, Torino arriti të shënonte golin e parë dhe të vetëm. Sulmuesi qendror Andrea Belottishënoi pas asistimit nga Adem Ljacic në minutën e 63′ për 1 me 3.
Napoli tani ka 42 pikë, dy më shumë se Interi në pozitën e dytë ndërsa Torino ka 23 pikë dhe qëndron në pozitën e nëntë./arbresh.info/
Shikoni golat:
https://streamable.com/ifs6u
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?