Google ADS

Manchester City – Tottenham, statistika të frikshme në pjesë të parë

19:29 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Manchester City dhe Tottenham janë duke e zhvilluar derbin e xhiros së 18-të të Premierligës.

City ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me golin e mesfushorit, Ilkay Gundogan, i cili shënoi në minutën e 14-të.

Skuadra e Pep Guardiolës, dominoi tërë pjesë e parë në të gjithë aspektet e lojës.

Futbollistët e tij arritën që brenda 45 minutave të rrezikojnë portën e Hugo Llorisit, pesë herë ndërsa futbollistët e Tottenhamit nuk arritën të dërgojnë një goditje brend kornizës së portierit të Cityt, Ederson.

Lojtarët më të mirë gjatë pjesës së parë, janë Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan.

Po ashtu posedimi i topit, i takon vendasve, 54 % me 46 %. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme