Paris Saint Germaini është treguar e pamëshirshme edhe ndaj Rennes duke siguruar fitore bindëse.
Superylli Neymar, i cili u rikthye në formacionin startues pas dy ndeshje, ka shkëlqyer pasditen e sotme (e shtunë) duke shënuar dy gola dhe duke krijuar dy të tjera, shkruan portali arbresh.info. Skuadra e trajneri Unai Emery ka siguruar tri pikë të plota në takimin si mysafirë në Roazhon Park në kuadër të xhiros së 18-të në Liga 1 duke fituar me rezultat të thellë 1 me 4 ndaj Rennes.
Pas vetëm katër minutave lojë, Neymar realizoi golin e epërsisë me lehtësi, ku asistues ishte super talenti Kylian Mbappe. Ende pa kaluar 20 minuta lojë, Mbappe dyfishoi epërsinë dhe asistues ishte Neymar.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0 me 2, por nikoqirët arritën të shënojnë për 1 me 2 duke ngushtuar epërsinë e parisienëve me fillimin e pjesës së dytë. Ndombe Mubele ishte realizatori i këtij goli të vetëm nga skuadra e trajnerit Sabri Lamouchit.
Edinson Cavani arriti të pas të shënojë një supergol (76′) të klasit botëror pas asistimit nga mesfusha nga ish ylli i Barcelonës, Neymar, i cili realizoi golin e dytë personal vetëm një minutë më vonë (77′).
Të dy skuadrat ishin me dhjetë lojtar në fushë, nikoqirët në minutën e 63′ pas ndëshkimit të Benjamin Andres me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa PSG një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes pas ndëshkimit të Presnel Kimbes.
Paris Saint Germaini tani ka 47 pikë dhe qëndron në krye të tabelës, nëntë pikë më shumë se kampioni në fuqi i Francës – AS Monaco./arbresh.info/
Shikoni golat:
https://streamable.com/8zyx0
https://streamable.com/1odnm
https://streamable.com/d8tor
https://streamable.com/apvs1
https://streamable.com/5y7q8
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite