“Topçinjtë” i janë kthyer fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke siguruar tri pikë të plota në Emirates.
Pas disfatës ndaj Man Utd dhe dy barazimeve radhazi, Arsenali ka shënuar fitore me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e xhiros së 18-të në kuadër të Premierë Ligës kundër Newcastle United, shkruan portali arbresh.info.
Skuadrës së trajnerit francez Arsene Wenger i mjaftoi goli i realizuar në pjesën e parë të ndeshjes nga mesfushori kreativ Mesut Ozil.
Reprezentuesi i Gjermanisë dërgoi në epërsi gjigantin londinez në minutën e 23′ të ndeshjes pas një goditje të fuqishme nga zona e rreptësisë që la të pa shpresë portierin Robert Elliot. Goli nga Ozil u realizua pas disa përpjekjeve të vazhdueshme drejtë portës së kundërshtarit.
Arsenali vazhdoi dominimin gjatë gjithë ndeshjes, por në dhjetë minutat e fundit të takimit Newcastle sulmoi duke sfiduar vëmendjen e mbrojtës së “Topçinjve” që ishte sërish në mungesë të futbollistit shqiptar Shkodran Mustafi. Futbollisti tjetër shqiptar, mesfushori Granit Xhaka nisi ndeshjen si startues dhe luajti deri në fund të takimit. Por, reprezentuesi Zvicrës mori një karton të verdhë në minutën e dytë të kohës shtesë.
Arsenali tani ka 33 pikë dhe qëndron në pozitën e katërt, 16 më pak se lideri i tabelës – Manchester City, ndërsa Newcastle United ka vetëm 15-të pikë dhe qëndron në zonën e dëbimit./arbresh.info/
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?