Udienese ka arritur të mposht liderin e Serie A, Interin, si mysafirë me rezultat 1 me 3.
Natyrisht se kjo fitore e Udineses ka shokuar të gjithë, pasi që kjo humbje e Interit nuk ishte pritur.
Mysafirët treguan se janë më të mirë se sa vendasit, qysh në minutën e 14, duke kaluar në epërsi nëpërmjet golit të Kevin Lasanga.
Por, reagimi i Interit, nuk vonoi më shumë se një minutë dhe arritën ta barazonin rezultatin në 1 me 1.
Golin e barazimit e shënoi kapiteni i skaudrës, Maurico Icardi.
Pjesa e parë përfundoi kështu me këtë rezultat.
45 minutëshi i dytë i takoi tërësisht mysafirëve, pasi dominuar në të gjitha aspketet e lojës.
Udinese shënoi golin e dytë në minutën e 63, pas një penallti të konvertuar në gol nga sulmuesi, Rodrigo De Paul.
Goli i tretë dhe i fitores u shënua në minutën e 77, nga Antonin Barak, për të mbyllur çështjen e fituesit në San Siro.
Interi me këtë humbjen ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull, pasi në rast të fitores së Napolit dhe të Juventusit, do të përfundojë në pozitën e tretë me 40 pikë.
Udinese pas kësaj fitore renditet në vendin e 11 me 21 pikë. /arbresh.info/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...